numri-i-përdorues-abuzuesve-të-drogës-në-vend-përllogaritet-në-rreth-70-80-mijë

Gjendje e vështirë dhe alarmante në Shqipëri, 70 -80 mijë përdorues droge

Aktualisht numri i përdorues/abuzuesve të drogës në vendin tonë nga të dhëna të ekstrapoluara1 përllogaritet në shifrat rreth 70 -80 mijë.

Substancat psikoaktive që përdoren më masivisht tek ne janë prodhimet e kanabis (rreth 65 %); përdoruesit e opiateve, kryesisht heroinë, janë 20-25% ( një pjesë e konsiderushme e të cilave administrohet intravenoz duke përbërë një kërcënim potencial për sëmundje gjak-transmetuara); rreth 10% janë përdorues të cocaine-s, etj. Vëzhgimet dhe konstatimet e fundit flasin për një rritje të preferencave për substanca sintetike të ashtuquajtura të klubeve (veçanërisht e stimulantëve të tipit të amfetaminës), etj. (burimi website Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë)


Nga vëzhgimet dhe puna e përditëshme në terren të stafit të Teen Challenge Albania me individët me varësi nga droga alkooli duhani bixhozi etj, vëmë re se një shumicë e tyre e kanë nisur përdorimin e substancave narkotike në fëmijërinë e tyre rreth moshës 12-14 vjeç.

Faktorët që kanë çuar në këtë rritje të numrit të përdorusve janë: problemet sociale në familje, divorci i prindërve, dhuna në familje, kujdesi i munguar prindëror, kurioziteti, shoqëria me përdorues më të mëdhenj në moshë, braktisja e shkollës, papunësia etj.
Aktualisht në punën e vazhdueshme në qendrën e rehabilitimit ndaj varësive të drogës në Tiranë, ne punojmë me ata individë të cilët dëshirojnë të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj gjithë lëndëve si droga , alkooli, bixhozi etj. Punën tonë ne e bëjmë në bashkëpunim me mjek specialist toksikolog të qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë dhe me qendrën e parandalimit dhe edukimit mbi drograt “Aksion Plus” në Tiranë.

Ne besojmë se sëbashku mund të sjellim shpresë dhe të rindërtojmë jetë të shkatërruara.

Teen Challenge Albania

Qendra e Rehabilitimit STREHA

Shtator 2021