PËRDORIMI I DROGËS NDËR ADOLESHENTËT E TË RINJTË

Përdorimi i drogës ndër adoleshentët e të rinjtë është dy herë më i lartë se ajo në popullsinë e përgjithshme

Vendi ynë në dekadat e fundit është përfshirë në zhvillime të vrullshme ekonomike, sociale, demografike etj. Kjo ka sjellë zhvillim të dukshëm në shumë fusha, por në të njëjtën kohë një mungesë vemendje nga probleme që tashmë nuk mund të quhen më të reja për vendin tone i cili, gjendet i papërgatitur sic duhet për ti përballuar. Përdorimit i drogës nga adoleshentët, mungesa e njohurive, tabutë shoqërore etj, e kanë kthyer në një barrë të rëndë për familjet, shoqërinë dhe shtetin tonë.


Ne punën tone sensibilizuese dhe rehabilituese takohemi me mjaft individ ku prindrit nuk dinë se si të komunikojnë me fëmijën e tyre për këto fenomene.
Një prej këtyre të rinjëve shprehet: “Nuk e dëgjova njëherë babin të më thoshte JO për diçka.

Nuk më tha jo kur fillova të pija pak alkool, kur fillova duhanin, madje edhe kur fillova të përdorja hashash ( marjuanë) në ambjetet e shtëpisë sëbashku me shokët e mi.”

Efektet tunduese të drogës bëjnë pre kryesisht adoleshentët e të rinjtë, të cilët për vetë veçoritë e tyre fizike, fiziologjike, psihike, sociale dhe emocionale janë shumë më të brishtë se grup moshat adulte ndaj dëmeve të shkaktuara nga droga, si në planin shëndetësor psiko-fizik, ashtu edhe në planin social e akademik. Fatkeqësisht përhapja e përdorimit të drogës ndër adoleshentët e të rinjtë është më shumë se dy herë më e lartë se ajo në popullsinë e përgjithshme (marrë nga statistikat e fundit globale të OBSH-së, ku probabilisht raporte të përafërta duhet të eksistojnë edhe tek ne)5 . Janë këto arësye dhe kjo situatë tejet shqetësuese, që kërkojnë një angazhim më serioz të gjithë shoqërisë dhe veçanërisht të institucioneve shtetërore, të strukturave përkatëse, e të shoqërisë civile veçanërisht në mbrojtje të këtyre grup-moshave nga fenomeni i drogës.

Në familje, shkolla, komunitet, etj duhet të tregohet më tepër vëmendje dhe të ketë më shumë angazhim në krijimin e kushteve të përshtatshme për informimin e duhur të të rinjëve mbi drogën, edukimin e tyre me qëndrim kundër drogës, për një jetë të shëndetshme për ta. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë/OBSH

Qendra e rehabilitimit ndaj drogës alkoolit dhe varësive të ndryshme ,STREHA
Teen Challenge Albania, Tiranë , Shtator 2021