Teen Challenge Albania është organizatë jofitimprurëse, themeluar nga Orges dhe Blerina Hysenaj duke nisur misionin e saj në Tiranë në vitin 2015. Teen Challenge Albania është pjesë e Global dhe Europe Teen Challenge si dhe anëtare e VUSH. Teen Challenge i ka fillesat e saj në USA në vitin 1958 nga predikuesi i mirënjohur pastor David Wilkerson. Deri më tani, funksionojnë rreth 1,400 programe Teen Challenge në 129 vende në botë.
Misioni ynë: Ndihmojmë njerëzit të bëhen: të shëndetshëm mendërisht, të balancuar emocionalisht, të përshtatur shoqërisht, të shëndetshëm fizikisht dhe të gjallë shpirtërisht.
Prej disa vitesh, Teen Challenge Albania ka hapur qendrën e rehabiltimit Streha, qendër rezidenciale për individë me varësi si: droga, alkoli, lojërat e fatit, etj. Qendra Streha është për ata individ të cilët dëshirojnë të ndryshojnë stilin e jetës se tyre e të ndërtojnë një jetë e një të ardhme shpresëplotë. Fokusi i ynë në këtë qendër është transformimi jetësor, fitimi i zakoneve të reja dhe riintegrimi ne shoqëri.
Teen Challenge Albania është aktive në fushën e parandalimit të lëndëve narkotike, duke organizuar edhe duke marrë pjesë në ngjarje të tilla në nivel kombëtar në shkolla, ambjente publike në bashki të ndryshme të Shqipërisë, në median audiovizive dhe si dhe në nivel ndërkombëtar në konferenca edhe simpoziume të ndryshme.
Punonjësit edhe vullnetarët e Teen Challenge i gjen shpesh në spitale, në rrugët e qyteteve të tona duke kontaktuar me ata individë të ngelur pa shpresë për shkak të problemeve që ka shkaktuar varësia apo problemet e tjera jetë kontrolluese.
Në qytete të ndryshme të Shqipërisë ne kemi hapur Shtëpi Kafe të cilat janë vende edhe mundësi takimi me individë me probleme jetë kontrolluese si edhe mundësi orientimi për rrugën de duhur për një jetë në liri.
Ne besojmë se ka shpresë për çdo individ. Duke qenë një qendër e krishterë, besojmë se kjo shpresë mund të gjendet në një marrëdhënie personale me Perëndinë, nëpërmjet leximit Biblës edhe lutjes.
Vlerat tona
INTEGRITETI
Të jetosh dhe të punosh me përsosmëri
DHEMBSHURIA
Të përqafosh shpresën, dashurinë dhe pajtimin
PËRBASHKËSIA
Të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin
BESIMI
I besojmë Zotit për të pamundurën
SHËRBËTORË
Ia përkushtojmë veten suksesit të të tjerëve