LIBRI Kryqi dhe krimi 

Ky libër rrëfen një histori të vërtetë dhe frymëzuese për jetën, vdekjen dhe mrekullitë që kanë ndodhur në rrugët e Nju-Jorkut.
Bandat e adoleshentëve ishin bërë të papërballueshme.

Ato i kishin shpallur luftë policisë dhe situata dukej jashtë kontrollit. Vrasjet ishin diçka më se e zakonshme.
Droga përdorej sheshit. Në mes të gjithë kësaj tabloje, një predikues me emrin David Wilkerson ndërmerr hapa të jashtëzakonshëm besimi vetëm me dy armë në duar:
Biblën dhe mesazhin e dashurisë së Perëndisë.
Mrekullitë filluan të ndodhnin qysh prej fillimit të këtij udhëtimi të gjatë. Ky vendim për t’u predikuar bandave, i cili në fillim dukej si gabimi më i madh i jetës së Davidit, do të shndërrohej në një histori rrëqethëse, e cila ka ndryshuar dhe frymëzuar jetën e miliona njerëzve. Një histori inkurajuese besimi, që tregon se çfarë është në gjendje të bëjë Perëndia përmes një njeriu, që është i gatshëm t’i shërbejë Atij me dashuri.

Tiranë, Shtator 2017