I TALK është një program I Teen Challenge Albania, I ideuar për të ndihmuar dhe mbështetur nxënësit e shkollave me informacion mbi zgjedhjet e gabuara dhe pasojat e tyre.
Ofrojmë prezantime audio vizive dhe shtypshkrime të ndryshme me fakte, keqinformime dhe kostot e përdorimit të abuzimit me substance të ndyshme. Prezantues të rinj, ndajnë eksperincat e tyre me drograt dhe pasojat shkatërruese që ato kanë sjelle në jetën dhe familjet e tyre.Ne e dime se jeta nuk është e lehtë. Ajo është e komplikuar, e vështirë dhe e mbushur me një presion të jashtëzakonshëm. Presion duket se ju vjenë nga çdo
drejtim: nga prindërit, shokët, mësuesit, bashkëmoshatarët, etj. Presioni që kush duhet të jeshë dhe se çfarë duhet të bësh , nuk mbaron kurrë. Më pas ju ndesheni situata të vështira për të cilat ju nuk jeni të përgatitur.