I TALK është një program I Teen Challenge Albania, i ideuar për të ndihmuar dhe mbështetur nxënësit e shkollave me informacion mbi zgjedhjet e gabuara dhe pasojat e tyre.
Ofrojmë prezantime audio vizive dhe shtypshkrime të ndryshme me fakte, keqinformime dhe kostot e përdorimit të abuzimit me substance të ndyshme. Prezantues të rinj, ndajnë eksperincat e tyre me drograt dhe pasojat shkatërruese që ato kanë sjelle në jetën dhe familjet e tyre.Ne e dime se jeta nuk është e lehtë. Ajo është e komplikuar, e vështirë dhe e mbushur me një presion të jashtëzakonshëm. Presion duket se ju vjenë nga çdo drejtim: nga prindërit, shokët, mësuesit, bashkëmoshatarët, etj. Presioni që kush duhet të jeshë dhe se çfarë duhet të bësh , nuk mbaron kurrë. Më pas ju ndesheni situata të vështira për të cilat ju nuk jeni të përgatitur.
Çdokush do të donte ndihmë për tu përballur me gjithë këto çështje. Ti nuk mund të përballosh çdo gjë vetëm, pavarësisht se sa ti mendon se mund ta përballosh vetë, ndaj ne jemi këtu për të të ndihmuar. Të bësh zgjedhjet e duhura, zgjedhje të shëndetëshme, që të bëjnë të ndihesh mire për veten tënde, tregon se ti ke nevojë për shok që do të të ndihmojnë për ti arritur ato. Llojet e zgjedhjeve të cilat do të të drejtojnë në një rrugë për të cilën do të ndihesh krenar përse i bëre këto zgjedhje.
Drogërat nuk janë diçka që ti zgjedh ti përdorësh sot dhe të ndalosh së përdoruri nesër. Prezantime dhe histori të ndryshme do tju ndihmojnë të dalloni dhe të shmangni disa zgjedhje të gabuara dhe me pasoja. Një pjesë e këtyre historive flasin për njërëz që kanë rënë në kurthin e drogës apo alkoolit. Ata e gjetën rrugën për tu çliruar prej saj ( varësisë) por me mjaftë vështirësi dhe pasoja në jetë si sëmundje, humbja e mardhënieve apo humbja e shpresës. Ne I ndjamë këto histori me ju, në mnyrë që ju të mos I bëni këto zgjedhje të gabuara. Ne flasim me ju sepse dëshirojmë që jut ë jeni të infomuar dhe të mund ti mbështesni vendimet e juaja në një infomacion të sake që ka në vemendje jetën tuaj. është një program I Teen Challenge Albania, I ideuar për të ndihmuar dhe mbështetur nxënësit e shkollave me informacion mbi zgjedhjet e gabuara dhe pasojat në jetën tuaj.