injektoj droge 10 here ne dite

Injektoj drogë 10 herë në ditë.

“U rrita jetim, mami më vdiq kur unë isha vetë 6 vjeç. Babi u martua me dike tjetër dhe mua dhe vëllezrit e mi na dërgoi në një jetimore në veri të Shqipërisë. U largova prej andej pasi kisha fituar shume vese nga shoqëria e gabuar dhe nga mungesa e familjes. Duhani mu bë dicka normale, por më pas fillova të jetoj vetëm të vjedh, të shes drogë dhe të konsumoj njëkohësisht. Tashmë jam I varur prej 7 vitesh nga droga. Përdorimi I Heroinës me injektim më ka shkatërruar. Kur kam një shumë lekësh në duar,injektoj deri në 10 herë në ditë. Nuk mund të jetoj më pa përdorur drogë.”

Sipas një studimi publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë tregonë se disa fëmijë, tashmë po abuzojnë me drogat që në adoleshencë të hershme. Abuzimi i hershëm shpesh përfshin substanca të tilla si duhani, alkooli, inhalantët (nuhatësit), marijuana, si dhe ilaçe psikoaktive me dhe pa recetë (si ilaçe për gjumë, kollë, ankth, etj). Nëse abuzimi i drogës vazhdon në adoleshencën e mëvonshme, nga substancat e lartpërmendura mund të kalohet në abuzimin e drogave të forta. Studimet japin shpjegime të ndryshme se pse disa individë përfshihen me droga dhe më pas përshkallëzohen në abuzim. Një ndër shpjegimet është ai biologjik, i tillë si përjetimi i një historie familjare të abuzimit të drogës ose alkoolit. Një tjetër shpjegim është se abuzimi i drogave mund të çojë në lidhjen me bashkëmoshatarët e abuzimit të drogës, gjë që, nga ana tjetër, e ekspozon individin ndaj drogave të tjera.


Në një shumicë individësh që ne I kontaktojmë në spitale apo qëndra të ndryshme në Shqipëri, të cilë janë tashmë madhor në moshë dhe ne jo pak raste kanë krijuar familje, rrëfejnë se mosha kur e kanë nisur raportin me drogërat, ka qënë fëmijëria e herëshme, mosha 11-13 vjeç.


Dëmet e shkakëtuara nga Hashashi ( Marjuana ) sjellin dëme të shumta, në raste të caktuara të parikuperueshme, si anomali të theksuara të funksionimit të trurit.
Teen Challenge Albania

Shtator 2021