Qendër rehabilitimi për drogën

Qender Rehabilitimi

Ndonëse jemi një vend relativisht i vogël, aktualisht në Shqipëri sipas të dhënave të përafruara nga një studim për të rinjtë në vendin tone numri i përdorues, abuzuesve të drogës në vendin tonë nga të dhëna të ekstrapoluara përllogaritet në shifrat rreth 70 - 80 mijë individë.

Qendra Streha, është qendër rahbilitimi për drogën edhe një grup varësish, e cila është hapur nga organizata Teen Challenge Albania. Në qendrën Streha rehabilitohen individë të cilët janë kapur nga varësia e drogës, varësia e alkolit, varësia e lojërave të fatit.

Ka mjaftë individ edhe familjar që na pyesin: si mund ë shërohemi nga droga, apo si ta lëmë drogën? A ka një rrugë të shpjet? A ka një ilaç për të lënë drogën?

Përgjigja jonë është eja edhe përfshihu në programin tone rehabilitues edhe transformues, ne po shohim jetën e individëve me probleme nga më të ndryshmet si pasojë e varësive që po ndryshojnë gradualisht! Nuk ka një trajtim apo një kurë afatshkurtër për një varësi që ka vite që bashkëjeton me individi. Varësia e drogës, varësia e alkolit, varësia ndaj lojërave të fatit është një problem sjellor me rrënjë të thella në aspektin shpirtëror e emocional.

Qendra jonë me një qasje holistike e shikon individin si një I tëre: trupë, shpirtë e mendje.

Çdo individ që është I varur, ka ndërtuar sjellje të tilla të cilat e orietojnë individin drejt një cikli vicioz aq sa e bënë të vështirë daljen prej saj vetë me ilaçe apo thjesht me një detoks. Gjithashtu, mendimi se vetëm duke u mbyllur diku për një kohë, nuk është I mjaftueshëm pa pjesën ndërgjegjësimit edhe e ndërtimit të zakoneve të reja. Kjo kërkon kohë edhe përkushtim të individit edhe të shumë aktorëve.

Ne besojmë se konsumimi i lëndëve që shkaktojnë varësi, është pasojë e shumë faktorëve: socio psikologjik edhe thellësisht shpirtëror.

Rutina e një individ të kapur në prangat e varësisë do të jetë gjithënjë e njëjta edhe do të sjellë të njëjtat rezultate, ndaj edhe program ynë është ideur në atë mënyrë që ti japi individit mundësinë e shkëputjes nga ndikuesit e jashtëm, i ofron atij një mjedis pa ngacmues të tillë e për më tepër I jep atij mundësinë e ndërtimit të një rutine që i shërben jetës së tijë, ripërtëritjes edhe riintegrimit.

Programi i Teen Challenge Albania është përgjigja që ne kemi për këtë grup varësish.